Header Ads

Xhaka kundër Rashicës, mësohen formacionet zyrtare


Nesër me fillim nga ora 20:00 do të zhvillohet një ndeshje revyale mes skuadrave të dy yjeve nga Kosova.

Në njërën anë asaj të Granit Xhakës dhe në anën tjetër, të yllit të Werderit, Milot Rashica.


E organizuar nga shtëpia numër një e futbollit bashkë me komunën e Prishtinës, pritet të sjellë atraksion në kryeqytet, derisa edhe tifozët kanë premtuar t’i stërmbushin shkallët e stadiumit.

Para pak çastesh ndërkaq, janë zbuluar edhe formacionet zyrtare të të dyja skuadrave, ndërsa mbetet të shihet sesi do të rrjedhin gjërat në duelin e nesërm, duel në të cilin, të ardhurat nga shitja e biletave do të shkojnë në ndihmë të dhjetë familjeve në nevojë.

Ekipi i Granit Xhakës: MC Kresha, Armend Thaqi, Arben Zhjeqi, Albian Ajeti, Gramos Vokrri, Dukagjin Lipa, Enis Fetahu, Mërgim Mavraj, Muharrem Sahiti, Ragip Xhaka, Fatos Sinani, Adrian Berisha, Dardan Berisha, Abit Salihu, Flamur Voci, Florent Molliqaj, Andi Zekolli dhe Selami Gashi.

Ekipi i Milot Rashicës: Visar Bekajn në portë, pastaj me Blerim Rrustemin, Ermir Lenjanin, Milaim Humollin, Armend Dallku, Eroll Salihu, Shefi Kuqi, Ledri Vula, Liridon Leci, Blero, Arlind Ajeti, Xhevdet Llumnica, Driton Krasniqi, Haxhi Krasniqi, Arian Lahu, Florent Murseli, Drin Ymeri, Bekim Krasniqi dhe Jon Krasniqi.



Powered by Blogger.