Ylli i Liverpool, Xherdan Shaqiri ka zgjedhur formacionin më të mirë sipas tij me lojtarët që janë ende aktiv.

Reprezentuesi zviceran ka zgjedhur yjet më të mirë në 11-shën e ëndrrave.


Virgil Van Dijk dhe Andy Robertson janë dy lojtarët e vetëm që janë zgjedhur nga Shaqiri nga klubi aktual ku ai luan, ndërsa befasia mbetet sulmi, ku asnjëri nga Salah, Mane e Firmino nuk është përzgjedhur.

Në portë, 27-vjeçarit i beson Manuel Neuerit, me të cilin kishte luajtur bashkë sa ishte pjesë e Bayern Munich.

Mesfusha përbëhet nga Modric, Kroos dhe Thiago, ndërsa vija e sulmit është e frikshme me Messin, Ronaldon dhe Lewandowskin.

Më poshtë mund të shihni formacionin e ëndrrave të Xherdan Shaqirit.


Previous Next