Zbulohet formati i ri i Ligës së Kampionëve, sa shumë ndryshime


Formati i ri i Ligës së Kampionëve është një nga çështjet më shqetësuese për klubet dhe tifozët e futbollit evropian.

Gara më elitare e futbollit ndër vite ka përjetuar ndryshime të vogla, por ndryshimi që po kërkohet të bëhet e që do të fillonte të zbatohej, do të sjellë ndryshime të theksuara.


Sipas gazetarëve të COPE, ky ndryshim do të hynte në fuqi nga viti 2024, dhe në të do të luanin 32 ekipe, me sistemin e rënies nga kategoria.

Ky sistem i ri, është një ide e ekipeve të fuqishme të Evropës, dhe do të sponsorizohej nga UEFA.

Formati i ri i Ligës së Kampionëve:

Faza fillestare do të përbëhet nga 32 ekipe, që do të ndaheshin në katër grupe me nga tetë skuadra.

Katër ekipet e para të secilit grup do të kualifikoheshin në raundin e 16-të.

Vendet e fundit do të zbrisnin nga Liga e Kampionëve në Ligën e Evropës.

Vendi i gjashtë dhe i shtatë i secilit grup, do të luanin një lojë për të shmangur rënien në Ligën e Evropës.