Header Ads

Zbulohet plani, Spanja dhe Portugalia duan Kupën e Botës


Federata Spanjolle e Futbollit, RFEF, ka konfirmuar se po punon për hedhjen e një kandidature të përbashkët me Portugalinë për të organizuar Kupën e Botës 2030.

Nëpërmjet një deklarate për shtyp, RFEF, ka shpjeguar se do të fillojë


të analizojë mundësinë e hedhjes së një kandidature të përbashkët pas bisedimeve të zhvilluara me drejtuesit e federatës portugeze.

Aktuliasht janë vetëm tri kandidaturat e konfirmuara për Botërorin 2030. Kandidatura e përbashkët e Uruguait, Argjentinës, Paraguait dhe Kilit, kandidatura e Rumanisë, Greqisë, Serbisë dhe Bullgarisë dhe kandidatura "solo" e Marokut.

Gjithashtu, janë shtuar zërat edhe për një kandidaturë të përbashkët të Anglisë dhe Republikës së Irlandës, por për momentin nuk ka asgjë zyrtare.


Powered by Blogger.