Last

Zyrtare: Milani s’merr pjesë sivjet në Ligën e Evropës


Milani zyrtarisht është tërhequr nga pjesëmarrja në Ligën e Evropës sezonin e ardhshëm pasi ka arritur marrëveshje me UEFA-n për Fair-Playin Financiar.

Në një njoftim të Gjykatës së Arbitrazhit Sportiv thuhet se palët janë marrë vesh që Milani të mos luajë në Evropë sezonin e ardhshëm për shkak të thyerjes së rregullave në sezonet e shkuara.


Tani Milanin e zëvendëson Torino si ekipi i tretë italian në Ligën e Evropës, me Romën direkt të kualifikuar në fazën e grupeve.