Last

ZYRTARE: Trajneri i Francës konfirmon transferimin e radhës të Real Madrid


Menaxheri i Francës Didier Deschmaps ka konfirmuar se Ferland Mendy do të bashkohet me Real Madridin këtë verë.

Ylli i Lyon ka qenë i lidhur me një lëvizje në kryeqytetin spanjoll dhe,


duke folur në konferencën për shtyp të hënën, Deschamps tha se një transferim prej 50 milionë eurosh është dakorduar midis klubit të Ligue 1 dhe Realit.

”Ferland ka një progres spektakolar, ai ishte në Ligue 2 dy vjet më parë dhe ai tani do të jetë në Real Madrid”, tha ai, transmeton lajmi.net.

”Ai mund të luajë me të dyja këmbët dhe ka qenë i shkëlqyeshëm çdo herë që ka luajtur”.

Transferimi i tij do të thotë se Marcelo ose Reguilon do të duhet të largohen nga ‘Santiago Bernabeu’.

Për Realin ky do të jetë transferimi i dytë i merkatos verore, pas atij të Eden Hazard që u zyrtarizua ditë më herët.