Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, është dënuar me nëntë muaj burgim efektiv, pasi Gjykata Themelore e ka shpallur fajtor për njërën nga dy veprat penale me të cilat ngarkohej.


Në aktgjykimin e shpallur javën e kaluar, shefi i shtëpisë më të madhe të futbollit kosovar është dënuar me nëntë muaj burgim efektiv, për veprën penale të detyrimit në tentativë.

Kurse, është shpallur aktgjykim refuzues për ushtrim të ndikimit, shkak se kjo vepër penale është parashkruar.

Reagimet ishin të shumta pas shpalljes së këtij vendimi, derisa shumë kërkuan nga Ademi edhe largimin nga FFK-ja.

Por, Ademi ka thënë në mes të tjerash se ka edhe mbështetjen e FIFA-s dhe UEFA-s.

“Së bashku me KE të FFK-së do t’i shkojmë deri në fund këtij rasti, megjithatë unë do ta pranojë vendimin e gjykatës së Apelit", tha fillimisht Ademi në "2 me 1".

"Nuk më pengon, deri sa nuk bëhet vendimi plotfuqishëm. Gjithçka është bërë në koordinimi me UEFA dhe FIFA, pasi edhe nga ata e kam përkrahje pasi ngjarja nuk ka të bëj me futbollin", vlerësoi Ademi.

"Sikur të ishte me futbollin, nuk do të isha më kryetar i Federatës të Futbollit të Kosovës”, shtoi ai.


Previous Next