Arrihet marrëveshja, Lampard kthehet te Chelsea?


Frank Lampard ka rënë dakord për nënshkrimin e një kontrate në ‘Stamford Bridge’ dhe një njoftim nga Chelsea mendohet të jetë afër pasi Derby County e lejoi teknikun anglez të kalonte ditën e parë të para-sezonit për të finalizuar marrëveshjen.


Chelsea do të duhet të harxhojë 4 milionë funte për të zëvendësuar ish-trajnerin Maurizio Sarri, i cili u bashkua me Juventusin dy javë më parë në një marrëveshje me vlerë prej 5 milionë funte.

41-vjeçari kthehet në klubin ku kaloi 13 vjet si lojtar, duke shënuar 211 gola në 649 ndeshje në epokën më të suksesshme në historinë e klubit.

Lampard fitoi tre tituj të Premierligës, Ligën e Kampionëve, katër FA Cup, dy Kupat e Ligës dhe një Ligë të Evropës në atë kohë. Ai gjithashtu u rendit i dyti pas Ronaldinhos në garën për Topin e Artë të vitit 2005.

Lamps nuk do të jetë i vetmi që do i bashkohet ‘Bluve’ nga Derby, pasi edhe Jody Morris si ish-lojtar i klubit do t’i bashkohet stafit të tij.