Atletico nuk ndalet, merr një vendim të ri për Barcën dhe Griezmann - News48 (BST)

Header Ads

Atletico nuk ndalet, merr një vendim të ri për Barcën dhe Griezmann


Mediet në Spanjë raportojnë se Atletico Madrid do të denoncojë Barcelonën dhe Antoine Griezmann në FIFA, shkaku i mos respektimit të kontratës.

Skuadra nga Madridi të premten deklaroi se përmes gjykatës do të kërkojë që Barcelona të paguajë 200 milionë euro për Griezmann, pasi ka arritur marrëveshje me lojtarin para se klauzola e lojtarit të lirohet në 120 milionë euro nga 1 korriku.


Përveç kësaj, Atletico ka vendosur që rastin ta raportojë edhe në FIFA, për joshjen që Barcelona i ka bërë lojtarit, duke e bindur në një fazë shumë të rëndësishme të sezonit.

Në FIFA do të denoncohet edhe Griezmann, për mos respektim të Atleticos.

AUSTRALIA WEATHER
Powered by Blogger.