Header Ads

Barcelona e poshtëron keq Coutinhon pasi zyrtarizohet transferimi i Griezmannit


Barcelona e ka transferuar Antoine Griezmannin për 120 milionë euro – dhe ky është padyshim lajm i keq për Philippe Coutinhon.

Ardhja e Griezmannit do të krijojë edhe më shumë kompeticion për vende në “Camp Nou”, me francezin që pritet të futet direkt në formacionin startues përkrah Lionel Messit dhe Luis Suarezit.


Coutinho dhe Ousmane Dembele kanë pasur në vështirësi në gjetjen e minutazhit të shpeshtë fushatën e kaluar.

Coutinho duhet të luajë më mirë te Barcelona dhe këtë duhet ta bëjë me një numër të ri prapa fanellës.

Kjo pasi, sipas “AS”, ish-ylli i Liverpoolit do ta humb numrin 7 i cili do t’i jepet Griezmannit, posa të kompletohet marrëveshja.

Griezmann e ka bartur këtë numër te secili klub ku ka luajtur dhe nuk pritet që të pranojë numër tjetër te Barça.


Powered by Blogger.