Header Ads

Coutinho tek PSG? Agjenti i tij i vë vulën!


Philipe Coutinho është ndër emrat kryesore për t’u shitur nga Barcelona këtë merkato vere.

Shumë zëra e lidhin me Paris Saint-Germain brazilianin, që mendohet se do të përfshihet në operacionin për rikthimin e Neymar në Katalonjë.


Në lidhje me të gjithë këto ndodhi, media franceze “RMC Sport”, ka kontaktuar agjentin e Coutinho, Kia Joorabchain, i cili ka theksuar se Barça nuk e konsideron shitjen e 27-vjeçarit.

“Kam biseduar këto ditë me drejtorin Pep Segura dhe ai më tha se klubi nuk ka asnjë qëllim për ta shitur Coutinhon këtë verë, për asnjë lloj çmimi. Ne nuk kemi patur asnjë kontakt me PSG-në”, tha agjenti i brazilianit.

Coutinho kaloi një sezon të vështirë tek katalanasit këtë vit, duke luajtur në vetëm 12 ndeshje nga 54.


Powered by Blogger.