Header Ads

De Ligt surprizon të gjithë, ja çfarë ka bërë


Matthijs de Ligt ka filluar trajnimin para-sezonal me Ajax, në mes të përpjekjeve të vazhdueshme të Mino Raiola për ta sjellë atë në Juventus.

De Ligt dukej të jetë në gjendje të mirë shpirtërore kur ai u stërvit me shokët e tij të Ajax për herë të parë që nga fundi i sezonit të kaluar.


Pjesëmarrja e tij në stërvitje vjen vetëm një ditë pasi Raiola konfirmoi se Juventusi kishte rënë dakord me mbrojtësin, megjithëse agjenti e bëri të qartë se nuk do të ndërmerrej asnjë veprim për të detyruar një transferim, transmeton lajmi.net.

Ndërkohë, Romeo Agresti i Goal.com shkruan se ‘Bianconerët’ po ‘shtyjnë’ të finalizojnë një marrëveshje këtë javë dhe ka ‘optimizëm në rritje’.

19-vjeçari thuhet se është pajtuar me kushtet personale të Juves ku pritet të përfitojë 9 milionë euro në sezon, tashmë mbetet vetëm të arrihet akordi me kampionin holandez.


Powered by Blogger.