Header Ads

Fanella e PSG drejt e në kosh, video e Neymarit bën xhiron në internet!


Neymar e ka bërë të qartë se dëshiron të largohet nga PSG, por nga shumë i kërkuar, braziliani është kthyer në të padëshiruar, duke qenë se Barcelona dhe Real Madrid e kanë përjashtuar si mundësi nënshkrimin me 27-vjeçarin.


Së fundi, një video e modifikuar po bëhet hit në rrjetet sociale, duke u shpërndarë me miliona herë në të gjithë botën.

Aty shfaqen një sërë lojtarësh të PSG-së, si: Verrati, Marquinhos dhe një futbolliste femër që e kalojnë duar më duar fanellën e klubit francez.

Në fund është Neymar që e hedh drejt e në... kosh. Normalisht një video e montuar, e frymëzuar nga konteksti aktual mes futbollistit dhe kampionëve të Francës.



Powered by Blogger.