Header Ads

FIFA ka vendosur të reagojë me “dorë të hekurt”


FIFA ka vendosur të reagojë me “dorë të hekurt” ndaj shfaqjeve r*aciste në stadiumet e futbollit, gjë që shfaqet qartë në Kodin e ri të Disiplinës, që pritet të aplikohet që nga kjo e hënë.


Ndër masat e marra, janë pezullimi me 10 ndeshje, për çdo futbollist që do të gjendet fajtor për sjellje r*aciste në fushën e lojës dhe humbje të ndeshjes në tavolinë, për skuadrat, tifozëritë e të cilave lëshojnë thirrje të kësaj natyre.

Në rregulloren e re thuhet se: Nëse një garë mbyllet para kohe nga arbitri, për shkak të thirrjeve apo shfaqjeve të ndryshme r*aciste nga ana e tifozërisë së një skuadre, atëherë sfida deklarohet e humbur. Gjithashtu theksohet se para vendimit për të mbyllur para kohe një ndeshje, arbitri duhet të ndjekë procedurën në tre faza, e para të kërkojë një thirrje në altoparlant për ndaljen e shfaqjeve r*aciste, e dyta të ndërpresë ndeshjen për disa sekonda deri në ndaljen e fenomeneve r*aciste dhe e treta, të ndërpresë përfundimisht ndeshjen.

Në Kodin e ri të Disiplinës përkufizohet qartë edhe se çfarë do të kuptohet me shfaqje r*aciste, duke u cilësuar e tillë çdo diskriminim për shkak të ngjyrës së lëkurës, origjinës etnike, gjeografike apo sociale, seksit dhe orientimit seksual, gjuha, feja, opinionet politike dhe çdo shfaqje e ngjashme.

Vlen të theksohet se Kodi i ri i Disiplinës, i miratuar nga FIFA, do të fillojë të aplikohet vetëm në aktivitetet e organizuara nga kjo e fundit, duke nisur me eliminatoret e botërorit 2022, ndërsa në ditët në vijim rregullorja e re mund të implementohet nga UEFA, por edhe liga të ndryshme europiane e botërore.


Powered by Blogger.