Last

Gjithçka “7” për Felix; Zbulohet paga dhe komisionet e çmendura që pagoi Atletico


Joao Felix ka firmosur kontratë 7-vjeçare me Atletico Madrid, me pagë 7 milionë euro (49 milionë euro në total) dhe mbi shpinë do të mbajë nurmin 7, atë që deri më sot e ka mbajtur Antoine Griezmann.


Ky operacion në total i ka kushtuar 127.2 milionë euro Atletico Madridit: 120 milionë euro shkojnë tek Benfica, 6 milionë janë komisione financiare dhe 1.2 milionë euro shkojnë për klubin ku Felix u zhvillua, Do Dragao.

Atletico do të paguajë 30 milionë në dorë tek Benfica këtë vit, ndërsa 96 të tjera në vitet e ardhshme. Ndërkohë agjenti Jorge Mendes ka përfituar plot 12 milionë euro nga ky transferim.

Sezonin që sapo përfundoi 19-vjeçari shënoi 20 gola dhe dha 11 asiste për shokët e skuadrës, në të gjitha ndeshjet.