Gara për nënshkrimin e James Rodriguez është drejt fundit, sipas Sky Sports.

Napoli mbetet i interesuar për lojtarin, por ata mund të përballen me konkurrencën e Atletico Madrid.


Sky raporton se sot ka pasur një përshpejtim për të ardhmen e lojtarit pasi drejtori sportiv i Napolit Giuntoli ishte në Madrid për të negociuar një marrëveshje me ‘Los Blancos’, transmeton lajmi.net.

Jorge Mendes, agjenti i kolumbianit, ishte gjithashtu në kryeqytetin spanjoll për t’u takuar me drejtorin sportiv të Napolit.

Edhe trajneri Carlo Ancelotti e konfirmoi ditë më parë se do ta pëlqente ta kishte mesfushorin në skuadër për sezonin e ardhshëm.


Previous Next