ICC: Derbi italian i takon Juventusit [Golat e ndeshjes]


Juventusi e ka mposhtur Interin falë penalltive, në kuadër të ndeshjes miqësore e vlefshme për International Champions Cup.

Koha e rregullt përfundoi baras 1-1, por nga pika e bardhë më të saktë u treguan ‘Bardhezinjët’.


Ndeshja nisi më mirë për ekipin e Antonio Conte që realizoi pas vetëm 10 minutave me autogolin e Matthijs de Ligt.

Ndërkohë gjysma e parë i takoi padyshim Interit, që ishte më i vendosur në fushë por pa realizuar një gol të dytë.

45 minutëshi filloi me ndryshime nga Maurizio Sarri, derisa rezultati u barazua vetëm 20 minuta para fundit kur Cristiano Ronaldo (68’) shënoi nga gjuajtja e lirë për 1-1, me rezultat që u mbyll edhe 90 minutëshi për ta çuar ndeshjen në penallti.

‘Zonja e Vjetër’ fitoi me rezultat 4-2 në penallti, falë tre pritjeve të portierit Buffon.