Ku është Kosova e ku Shqipëria dhe Zvicra në renditjen më të re të FIFA-s...


Asociacioni më i lartë i futbollit botëror, FIFA, ka publikuar ranglistën më të re!

Kombëtarja e Kosovës ka rritje për një pozitë e Shqipëria për dy.

Kosova renditet në vend të 120 me 1149 pikë, kurse Shqipëria është e 64-të me 1362 pikë.


Renditjes së përgjithshme Belgjika i prin me 1746 pikë, pasojnë Brazili (1726), Franca (1718), Anglia (1652) etj.

Zvicra që ka katër shqiptarë në petkun e saj, kapitenin Granit Xhaka, Xherdan Shaqiri, Admir Mehmedi dhe Albian Ajeti, renditet në vend të 11-të me 1605 pikë, pra bie dy pozita më poshtë.