Lewandowski ka një kërkesë interesante për Bayernin


Robert Lewandowski i ka kërkuar Bayern Munichut të transferojë futbollistë kualitativ nëse gjigandët e Bundesligës duan të mbeten konkurues dhe të fitojnë Ligën e Kampionëve.

Bayern e nis sezonin 2019/20 si kampion në fuqi i Bundesligës, por pa sukses në Ligën e Kampionëve që nga viti 2013.


Kampionët gjermanë tashmë kanë nënshkruar me dyshen franceze Lucas Hernandez (80 milionë euro) dhe Benjamin Pavard (35 milionë euro) pas largimit të Franck Ribery, Arjen Robben, Mats Hummels, Rafinha dhe James Rodriguez, transmeton lajmi.net.

“Ne duhet të presim për më shumë transferime që do të vijnë. Është e vështirë për të fituar Ligën e Kampionëve pa nënshkrime të reja”.

“Për të luajtur në nivel të lartë, ju duhet cilësi e caktuar dhe një skuadër e fortë për të qenë konkurruese. Nuk kemi bërë një transferim të madh në dy vitet e fundit”.

“Gjithkush e di se nuk është optimale që ne të kemi kaq pak lojtarë në ekipin e parë tani. Ne kemi nevojë për më shumë lojtarë edhe në stërvitje dhe shpresoj se diçka do të ndodhë në ditët e ardhshme”, u shpreh 30-vjeçari.