Header Ads

Liga e Kampionëve vjen me ndryshime të tjera interesante


Aleksander Ceferin, presidenti i UEFA-s, ka zbuluar se mund të ketë disa ndryshime në mënyrën se si Liga e Kampionëve është e strukturuar.

Ai shpjegoi se një propozim do të shihte se ekipet që arritijnë në gjysmëfinale do të kualifikohen automatikisht për edicionin e ardhshëm,


që do të shmangte skenarin e kësaj vere, ku gjysmëfinalisti i vitit të kaluar Ajax duhet të kalojë nëpër raundet kualifikuese për të arritur në fazën e grupeve.

“Ne do të dëshironim të mbrojmë skuadrat si Ajax këtë vit, apo Monaco dhe Leicester City para kësaj”, tha Ceferin në një intervistë për The Times, transmeton lajmi.net.

“Ajax luajti në gjysmëfinale këtë vit dhe tani ata do të duhet të shesin të gjithë lojtarët sepse nuk e dinë nëse do të kualifikohen për Ligën e Kampionëve vitin e ardhshëm”.

“Unë nuk mendoj se ne duhet të mbrojmë shumë klube, sepse atëherë do të ishte më e mbyllur, por mendoj se ne duhet të mbrojmë disa klube”.

”Do ta diskutojmë këtë mundësi më 11 shtator kur do të kemi takim me klubet, por aktualisht qëndron vetëm si propzim”, zbuloi Ceferin.


Powered by Blogger.