Lionel Messi nuk ka fituar një vend në formacionin më të mirë të Kupës së Amerikës 2019.

Ylli argjentinas dështoi edhe një herë që të fitonte një trofe me skuadrën kombëtare, për të vazhduar kritikat ndaj tij.


Situata edhe më shumë u komplikua kur ai u ndëshkua me karton të kuq në ndeshjen e fundit, të luajtur kundër Kilit.

Messi shpërtheu me kritika për futbollin latin, duke thënë se është i kapur nga korrupsioni.

Në 11-ën më të mirë të dhënë nga ‘Goal’, nuk ka një vend për Lionel Messsin. Formacioni dominohet nga brazilianët, të udhëhequr nga Alves e Alissson, transmeton lajmi.net.

Më poshtë lajmi.net ua përcjell 11-ën më të mirë nga Kupa e Amerikës, sipas ‘Goal’.

Alisson (Brazil)

Dani Alves (Brazil)

Marquinhos (Brazil)

Jose Gimenez (Uruguai)

Miguel Trauco (Peru)

Philippe Coutinho (Brazil)

Arthur Melo (Brazil)

Charles Aranguiz (Kili)

Edison Flores (Peru)

Gabriel Jesus (Brazil)

Everton (Brazil)


Previous Next