Portier i Kosovës, Arijanet Muric është huazuar tek klubi tjetër anglez.

Muric është huazuar tek klubi i Nottingham Forest nga Manchester City, dhe këtë e ka bërë të ditur vet klubi anglez nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook.


Muric ishte huazuar sezonin e kaluar edhe në klubin NAC Breda, por u rikthye sërish te City pas dëmtimit të portierit të Cityt, Claudio Bravo.

Në fakt, 20-vjeçari kishte tërhequr interesin e një numri të madh klubesh në Evropës, por Pep Guardiola ka preferuar ta huazojë po në futbollin anglez, ndonëse në një kategori më poshtë.


Previous Next