Last

Premierliga fillon pas 14 ditësh, këto janë ndeshjet e para


Kampionati i cilësuar si më i forti në botë, Premierliga, do të fillojë brenda 14 ditëve.

Me Manchester City si kampionë në fuqi, Premierliga do të marrë startin për sezonin e ardhshëm, me Liverpoolin si konkurrentin kryesorë për të thyer dominimin e skuadrës së Guardiola.


Liverpool kishte arritur 97 pikë në sezonin e kaluar, duke vendosur rekord në histori të skuadrës, por nuk i mjaftuan për titullin, falë superioritetit të ‘Citiznens’.

Do të jetë pikërisht skuadra e Liverpool ajo që do të nis edicionin e ri të Premierligës, me ndeshjen kundër Norëich, më 09/08.

Xhiroja e parë do të vazhdojë me ndeshjen Man City – West Ham, që luhet më 10/08, si dhe me kryendeshjen e xhiros së parë, Man Utd – Chelsea.

City shihet si favoriti për titullin e kampionit, por edhe ‘Reds’ pritet të luajnë sezon të madh, sikur edicionin e kaluar.

09/08

Liverpool v Norwich

10/08

West Ham v Man City

Bournemouth v Sheffield Utd

Burnley v Southampton

Crystal Palace v Everton

Leicester v Wolves

Watford v Brighton

Tottenham v Aston Villa

11/08

Newcastle v Arsenal

Man Utd v Chelsea.