Header Ads

Rabiot: Juve më lart se PSG, këtu erdha falë këtij lojtari!


Adrien Rabiot është prezantuar në dhomën e shtypit tek Juventus, ku të pranishëm ishin gazetarë italianë, të cilët morën përgjigjet e pyetjeve në drejtim të mesfushorit francez.

Si të bindi Juve? – “Kam patur kontakte me Juventusin edhe më parë, por në një tjetër moment të jetës sime.


Tani ishte koha e duhur.”

Buffon – “Kam biseduar shumë me Gigi, ai më dha shumë këshilla. Ai e njeh shumë mirë Juven dhe unë kam biseduar shumë me të. Opinioni i tij pati ndikim të madh tek unë.”

Sarri – “Nuk kam patur mundësinë për të biseduar me Sarrin, por ambienti këtu më ka dhënë menjëherë një përshtypje shumë të mirë. Sarri është një trajner i madh, Juve bëri zgjedhje të madhe duke marrë atë.”

Roli i tij në fushë – “Jam mesfushor i majtë. Më pëlqen që të luaj me tre mesfushorë, në cilindo pozicion që do më japin. Kam zgjedhur numrin 25.”

PSG – “E kam hedhur pas krahëve përvojën me PSG-në. Shpresova se do të përfundonte më mirë, por kështu ndodhi. Tani jam i fokusuar në këtë aventurë.”

Marrëveshja me Juven – “Gjithçka u materializua në një kohë të shkurtër, pak kohë më parë. Juventus ka histori të madhe me francezët dhe shpresoj që të kontribuoj edhe unë.”

Champions League – “Juve është një klub i madh, ka shkuar në fazat e fundit të Champions League, edhe pse nuk e ka fituar atë. Respekt për PSG, por ky është një hap për karrierën time.”

Fjalët e Buffon – “Gigi më ka thënë se do të bëjë një hap përpara në karrierë nëse do të zgjidhja Juven.


Ashtu ndodhi, kam shumë respekt për dhe e dëgjova.”

Cristiano Ronaldo - “Kam pasur shansin të rritem duke luajtur me lojtarë të mëdhenj, që më kanë ndihmuar të përmirësohem. Ronaldo është një kampion i madh dhe ai pati ndikim shumë të madh në vendim tim, ashtu edhe për kampionët e tjerë në skuadër".

Powered by Blogger.