Shtëpia më e madhe e futbollit në Evropë, UEFA, ka lëshuar deklaratë zyrtare pas zërave se Argjentina mund të marrë pjesë në kompeticionet e organizuara nga UEFA.

Pas ‘skandaleve’ në Kupën e Amerikës me CONMEBOL, kanë filluar thashethemet se Argjentina mund të garojë në kompeticionet e organizuara nga UEFA.


Një mundësi të tillë e ka hedhur poshtë vet shtëpia më e madhe e futbollit në Evropë, me anë të një deklarate.

“Nuk ka asgjë të vërtetë rreth zërave se Argjentinës i është kërkuar të marrë pjesë në kompeticionet e UEFA, apo të bëhet pjesë e UEFA. UEFA kurrë nuk është futur në diskutime për për këto çështje, dhe kurrë nuk do të bënte kështu. Gjithsesi, në shpirtin miqësor, UEFA, sigurisht do të ftojë Argjentinën si mysafire speciale për të parë ndonjë kompeticion të UEFA, në çdo kohë” thuhet në deklaratën e lëshuar nga UEFA.

Previous Next