Një studim i fundit nga FiveThirtyEight ka zbuluar skuadrat më të mira në botën e futbollit.

Duke përdorur algoritmin e tyre, i cili do të shpjegohet më vonë, uebsajti arriti në përfundimin se Manchester City i Pep Guardiolës është ekipi më i mirë në botë me një vlerësim SPI prej 94.4.


Kampionët e Bundesligës Bayern Munich janë në vendin e dytë me një vlerësim SPI prej 93.5, ndërsa Liverpool, Barcelona dhe Chelsea përbëjnë pesë skuadrat më të mira në futboll, përcjell lajmi.net.

FiveThirtyEight ka mbledhur rezultate nga e gjithë bota, me gjithsej 636 ekipe që shfaqen në listën e gjerë.

Dhe ndoshta shoku më i madh përfshinë Manchester Unitedin, që gjendet pas ekipeve si Real Sociedad, Hoffenheim dhe Young Boys, pasi renditet në vendin e 34-të.

Por si u arrit deri te kjo listë?

Sipas faqes së tyre zyrtare, “çdo ekip ka një vlerësim sulmues që përfaqëson numrin e golave që pritet të shënojë kundër një ekipi mesatar në një fushë neutrale dhe një vlerësim mbrojtës që përfaqëson numrin e golave që pritet të pranojë”.

”Këto vlerësime, nga ana tjetër, prodhojnë një vlerësim të përgjithshëm SPI, që përfaqëson përqindjen e pikëve në dispozicion. Një fitore me vlerë 3 pikë, një barazim me vlerë 1 pikë, dhe një humbje me vlerë 0 pikë”.



Previous Next