Header Ads

Sulmohet familja e yllit të Liverpoolit, intervenon Policia!


Familjarët e mesfushorit të Liverpoolit, Naby Keita në Guinea ishin të shënjestruar nga disa tifozë të rinj që ishin të zemëruar.

Policia e Conakry ka konfirmuar se janë thirrur pas një shqetësimi.


“Ne dërguam një ekip të policëve në një shtëpi në Coleah në Conakry për të rikthyer qetësinë – pasi disa të rinj u përpoqën të shkaktonin trazira në një shtëpi që besohej të ishte shtëpia e familjes së futbollistit Naby Keita”, tha një burim i policisë për BBC.

Të rinjtë po synonin të sulmonin një nga të afërmit e Keitas, pas shfaqjeve të dobëta të lojtarit në Kupën e Kombeve të Afrikës.


Powered by Blogger.