Një nga lojtarët më të mirë në historinë e futbollit, Lionel Messi, mund të përfundojë karrierën me kombëtare në mënyrën më të keqe të mundshme.

Është pikërisht futbolli në nivel me kombëtare ai që vë pikëpyetjen e vetme mbi çështjen se a është Messi më i miri i të gjitha kohërave.


Pamundësia e tij për të fituar një trofe me Argjentinën mban gjallë kritikat ndaj tij. Ai dështoi edhe në Kupën e Amerikës 2019 që të siguronte trofeun, madje në ndeshjen e fundit u ndëshkua me karton të kuq, për të shpërthyer më pas me shumë kritika ndaj CONMEBOL, e që tash mund t’i paguaj shtrenjtë.

Raportohet se Messi mund të suspendohet deri në dy vite mos lojë me kombëtare, pas akuzave që bëri për korrupsion dhe kurdisje të Kupës së Amerikës.

Kështu, Leo rrezikon të humb Kupën e Amerikës 2020, si dhe Kupën e Botës 2022.

Mbetet të shihet nëse dënimi potencial i Leos do të ndodh. Kjo do të ishte goditje e rëndë për figurën e tij.



Previous Next