Last

Tensionohen raportet mes Atleticos dhe Barcës, Griezmann urdhërohet që të kthehet në stërvitje


Tensione të ashpra mes Atletico Madridit dhe Barcelonës.

Pak orës pasi presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu, konfirmoi se gjatë ditës së djeshme ka pasur një takim me Atletico Madridin për Antoine Griezmann, ka ardhur reagimi i skuadrës nga Madrid.


Atletico Madrid përmes një komunikate është munduar të sqarojë në tërësi çështjen Barcelona – Griezmann.

Sipas tyre, Barcelona ka pasur një takim me lojtarin gjatë muajit mars, kur Atletico Madrid zhvillonte ndeshjen e rëndësishme të Ligës së Kampionëve kundër Juventusit.

Tutje, ceket se Barcelona ka shprehur interesimin për të paguar klauzolën e lojtarit që për muajin korrik është 120 milionë euro, por që është refuzuar, pasi si Barcelona, ashtu edhe sulmuesi, kanë treguar mungesë respekti ndaj klubit të Atleticos së Madridit dhe tifozëve të tij.

Atletico Madrid bën të ditur se po ashtu i është kërkuar Griezmannit që të dielën të shfaqet në stërvitje me pjesën tjetër të skuadrës.