Last

Tjetër largim, vijon spastrimi i Zidane tek Real Madrid!


Zinedine Zidane i ka idetë e qartë për lojtarët që do të ketë në skuadër për sezonin e ardhshëm. Në Real Madridin e tij të sezonit 2019-2020 nuk ka vend për mbrojtësin Sergio Reguilon.

Anësori i majtë e ka të humbur duelin me Marcelo, aq më tepër që tani në atë pozicion u shtua edhe Ferland Mendy.


Gazeta spanjolle “Marca” ka bërë me dije se 23-vjeçari spanjoll kërkohet me ngulm nga trajneri Julen Lopetegui dhe e ardhmja e tij do të jetë tek Sevilla.

Operacioni është mbyllur sipas medieve në Spanjë: Reguilon kalon tek Sevilla për një sezon në formë huazimi, pa të drejtë blerje.

Me këtë lëvizje konfirmohet projekti i Real Madridit për të besuar tek lojtarët e rinj, por aktualisht Reguilon e ka të pamundur të luajë titullar në “Bernabeu”.