Drama Antoine Griezmann nuk e ka ndërmend të marrë fund.

Lojtari ka bërë të ditur se nuk do të vazhdojë me skuadrën e Atletico Madrid, duke kërkuar një transferim, që me gjasë do të jetë tek Barcelona.


Skuadra aktuale e tij i ka bërë kërkesë lojtarit që të paraqitet në fazën përgatitore parasezonale, por francezi ka refuzuar të paraqitet.

Sipas burimeve të ‘ESPN’, Atletico do të hap procedurë disiplinore për lojtarin, për ta gjobitur atë.

Dje është raportuar se Griezmann ka njoftuar skuadrën se do ta paguajë vet klauzolën e tij prej 120 milionë eurove, për tu larguar atje ku dëshiron ai.


Previous Next