Last

Vazhdon ‘gara’ për fanellën më të bukur, Man City lanson ‘perlën’...


Përveç afatit kalimtar të lojtarëve, vera po del të jetë interesante edhe me lansimin e fanellave të top skuadrave evropiane.

Gjigantët e futbollit evropian duket se i kanë dhënë shumë rëndësi dukjes së fanellave për edicionin e ardhshëm.

Skuadra si Roma, Barcelona e Bayern Munich kanë lansuar disa prej fanellave më të bukura në treg, duke gëzuar pëlqim të madh nga audienca.


Gjithçka nisi me PSG në sezonin e kaluar, e cila në marrëveshje me ‘Nike’, lansoi fanellën ‘Air Jordan’, duke vazhduar këtë edicion me Romën e Barcelonën.

Së fundmi, është brendi ‘Puma’, që ka hedhur një perlë në treg, duke lansuar fanellën e tretë të Manchester City.

Me gjasë, Manchester City fiton garën për fanellën më të bukur të sezonit, por sigurisht në konkurrencë të madhe me fanellën mysafire të Romës dhe Barcelonës.