Last

Zbulohet shkaku i vdekjes së Florijana Ismailit...


Zbulohen shkaqet e v*dekjes së futbollistes me origjinë shqiptare, Florijana Ismaili, e cila u m*byt në ujërat e liqenit të Comos në Itali.

Pas 3 ditësh kërkime, marina italiane ka arritur të gjejë të martën trupin e Florijanës dhe e ka nxjerrë në sipërfaqe, ndërsa nga a*utopsia është arritur në konkluzionin se ka p*ësuar a*rrest kardiak.


Kreu i marinës, Gianfranco Montini shpjegoi se ky rast ka qenë tronditës, edhe pse kishte përvojë të gjatë në nxjerrjen e trupave të m*bytur nga liqeni.

“Megjithëse ne jemi profesionistë dhe kemi nxjerrë shumë trupa të paj*etë, ky moment ishte mjaft tronditës për ne. Megjithatë, ne jemi të kënaqur me punën tonë dhe që arritëm të kthejmë trupin te familja që priste e s*tresuar për informacion nga ne”.

Por cilat kanë qenë shkaqet e m*bytjes së Florijanës? Sipas medieve italiane, futbollistja e Young Boys dhe e përfaqësueses së Zvicrës nuk ka marrë në konsideratë një këshillë serioze, që lidhet me ndryshimin e madh të temperaturave jashtë dhe në ujërat e liqenit të Comos.

Ajo ka pësuar i*nfarkt, pasi është hedhur në ujë pa e parapërgatitur më parë trupin për ndryshimin drastik të temperaturës. Pushuesit rekomandohen që të lagin trupin gradualisht dhe më pas të hidhen në ujë, këshillë të cilën Ismaili nuk e ka respektuar.