Zidane i tronditur, braktisi fazën përgatitore të Realit, ja çka i ka ndodhur atij... - News48 (BST)

Header Ads

Zidane i tronditur, braktisi fazën përgatitore të Realit, ja çka i ka ndodhur atij...


Zinedine Zidane braktisi fazën përgatitore të Realit të Madridit ditën e djeshme për shkak të një fatkeqësie familjare.

Vëllai tij, Fahrid Zidane, është ndarë nga jeta. 54-vjeçari vuante nga një sëmundje e rëndë.


Lajmi është konfirmuar nga vetë klubi spanjoll nëpërmjet një njoftimi zyrtar ditën e sotme.

Ndërkohë në shenjë respekti, për këtë fatkeqësi në familjen e trajnerit madrilen, futbollistët dhe stafi i Realit ka mbajtur një minutë heshtje para nisjes së stërvitjes.


AUSTRALIA WEATHER
Powered by Blogger.