Header Ads

Zyrtare: Barcelona nënshkruan me sulmuesin anglez


Skuadra e Barcelonës ka kryer edhe një punë të mirë gjatë afatit kalimtar të verës.

Barcelona ka arritur që të sigurojë shërbimet e sulmuesit 16 vjeçar anglez, Louie Barry, i cili luante me skuadrën e West Brom.


Në garë për shërbimet e lojtarit ishin një numër i madh i skuadrave evropiane, përfshirë Paris Saint Germain.

Megjithatë, lojtari zgjodhi të kalonte në ‘Camp Nou’, ku fillimisht nuk do të jetë pjesë e skuadrës së parë.

Barry ka nënshkruar një kontratë tri vjeçare me katalanasit pas 10 viteve të kaluara me skuadrën e West Brom.



Powered by Blogger.