Aksident i rëndë, shuhet e gjithë familja - 7 viktima (Foto)


Mediat kanë publikuar fotografitë e para të familjes së njohur gjermane, e cila një ditë më parë u shua t*ragjikisht në një a*ksident ajror, në Majorka të Spanjës.

Biznesmeni August Inselkammer Jr, bashkëshortja e tij Christina dhe dy fëmijët e tyre Max, 11 vjeç dhe Sophie, 9-vjeçe, h*umbën jetën kur helikopteri që po i transportonte drejt një restoranti u për*plas me një avion të vogël.


Përveç familjes me 4 anëtarë, në a*ksident humbën jetën edhe 3 persona të tjerë, piloti italian i helikopterit, Cedric Leoni, si dhe dy personat që udhëtonin në avionin e vogël, piloti spanjoll Juan Jose Vidal dhe miku i tij Gustavo Serrano.

Ngjarja e r*ëndë ndodhi rreth orës 13:30 dhe konsiderohet si një prej a*ksidenteve më të rënda ajrore në këtë ishull.

Inselkammer, i cili vinte nga një familje e njohur sipërmarrësish të prodhimit të birrës dhe familja e tij ishin rrugës për të festuar 43-vjetorin e tij të lindjes me disa miq.

Këta të fundit kishin planifikuar gjithashtu që të udhëtonin me helikopter, por përfunduan duke shkuar me makinë, pasi një prej helikopterëve të prenotuar rezultoi shumë i vogël.

Shkaqet e këtij a*ksidenti të rëndë që ndodhi në qendër të ishullit, nuk dihen ende dhe po h*etohen nga autoritetet spanjolle. Dëshmitarë thanë se përp*lasja ishte tepër e fortë. Në mesin e personave që panë këtë t*ragjedi sipas të përditshmes The Sun, mësohet se ishte edhe bashkëshortja e pilotit të avionit të vogël.

Presidentja e qeverisë rajonale Francina Armengol shpalli të dielën 3 ditë zie në nder të 7 v*iktimave./tvklan.al