Header Ads

Anglia publikon listën e futbollistëve kundër Kosovës


Trajneri i Anglisë Gareth Southgate e ka publikuar listen me 25 lojtarët e ftuar për ndeshjet eliminatore të Kampionatit Evropian “Euro 2020” kundër Bullgarisë dhe Kosovës.

Aaron Wan-Bissaka i Manchester Unitedit dhe Tyrone Mings i Aston Villas janë ftuar për herë të parë në skuadrën seniore të Anglisë.


Ndërkaq, mesfushorët James Maddison dhe Mason Mount janë rikthyer në grup për herë të pare që nga muaji tetor dhe priten të debutojnë për “Tre Luanët”.

Gjithashtu, Alex Oxlade-Chamberlain është ftuar pas rikuperimit të lëndimit i cili e mbajti jashtë fushave për një kohë të gjatë.

Lista

Trent Alexander-Arnold (Liverpool), Ross Barkley (Chelsea), Ben Chilwell (Leicester City), Joe Gomez (Liverpool), Tom Heaton (Aston Villa), Jordan Henderson (Liverpool), Harry Kane (Tottenham Hotspur), Michael Keane (Everton), Jesse Lingard (Manchester United), James Maddison (Leicester City), Harry Maguire (Manchester United), Tyrone Mings (Aston Villa), Mason Mount (Chelsea), Alex Oxlade-Chamberlain (Liverpool), Jordan Pickford (Everton), Nick Pope (Burnley), Marcus Rashford (Manchester United), Declan Rice (West Ham United), Danny Rose (Tottenham Hotspur), Jadon Sancho (Borussia Dortmund), Raheem Sterling (Manchester City), Kieran Trippier (Atletico Madrid), Aaron Wan-Bissaka(Manchester United), Callum Wilson (AFC Bournemouth), Harry Winks (Tottenham Hotspur).


Powered by Blogger.