Header Ads

Atletico e mposht Juventusin në International Champions Cup | Golat e ndeshjes



Atletico Madridi e ka mposhtur Juvetnusin në kuadër të International Champions Cup.

Skuadra spanjolle fitoi 2-1 ndaj Zonjës së Vjetër, derisa të tria golat u shënuan qysh në pjesën e parë.

El Cholchoneros ishin të parët që kaluan në epërsi me anë të Thomas Lemar që shënoi në minutën e 24-të, pas asistimit që pranoi nga Joao Felix.

Por, kampioni i Serie A-së reagoi shpejtë, duke i barazuar shifrat në 1-1 me golin e shënuar nga Sami Khedira (29’).

Talenti portugez më pas i ndërroi rolet me anësorin francez, që asistoi për të në minutën e 33-të për ta rikthyer epërsinë në 2-1.

Kjo përballje u zhvillua në stadiumin “Friends Arena” në Stockholm në prag të fillimit të sezonit të ri 2019/20.



Powered by Blogger.