Last

Chamberlain: Do të jetë e vështirë për të fituar trofe


Mesfushori i Liverpoolit, Alex Oxlade-Chamberlain beson që klubi i tij do ta këtë të vështirë këtë sezon të fitoj trofe.

Pavarësisht një fillimi të mirë duke fituar Supërkupen e Evropës, anglezi e di që do të këtë shumë teste muajt e ardhshëm.

“Reds”, po shpresojnë që të fitojnë Premier Ligën dhe Ligën e Kampionëve.

“Kemi fituar këtë trofe, mirëpo e dinim çfarë duhet të bënim për të arritur këtu. Nuk ishte e lehtë. Do të jetë gjithnjë e më e vështirë. Do të kemi disa teste të cilat nuk i kishim verën e kaluar”, deklaroi ai.