Ekipi i njohur anglez në prag të falimentimit, dështoi shitja - News48 (BST)

Header Ads

Ekipi i njohur anglez në prag të falimentimit, dështoi shitja


Bolton Wanderers do të largohet nga ligat profesionale këtë javë përveç nëse një marrëveshje për të blerë klubin mund të finalizohet deri në orën 16:00 të martën, sipas administratorit të përbashkët Paul Appleton.


Klubi që ka rënë në League One i ishte dhënë afati për të finalizuar shitjen ose të ofronte arsye “bindëse” që të mbetet pjesë e ligës nga Liga Angleze e Futbollit (EFL).

Megjithatë, Appleton zbuloi se një marrëveshje për të blerë klubin dështoi të shtunën dhe thotë se “procesi i mbylljes së kompanisë do të fillojë të mërkurën” nëse palët e përfshira nuk gjejnë një kompromis.

Bolton – që ra nga Premierliga në sezonin 2011/2012 – janë në pozitën e parafundit në League One vetëm përpara Buryt, me të dy ekipet që kanë marrë dënime prej -12 pikësh për shkak të gjendjes financiare.

Ata u mposhtën 5-0 nga Ipswich Town të shtunën, duke pranuar pesë gola për ndeshjen e tretë radhazi.


AUSTRALIA WEATHER
Powered by Blogger.