Header Ads

Fjalët e Lampard pas humbjes ndaj Manchester United


Manchester United mposhti dje lehtësisht skuadrën e Chelseat me rezultat 4:0.

Trajneri i ri i Chelseat Frank Lampard debutoi me një humbje të madhe në Premier Ligë, kështu që pas ndeshjes u pa dëshpërimi i madh në fytyrën e tij.

Kur u pyet nëse rezultati ishte i ashpër ndaj Chelseat, Lampard i tha Sky Sports: “Pa dyshim. Katër gabime, katër gola, le ta nxjerrim menjëherë, sepse duhet të jemi vetë-kritik”.

“Përveç kësaj, për 60 minuta kontrolluam lojën. Ne kontrolluam pjesën e parë, pjesët kryesore të lojës, [goditëm] dy herë shtyllën, [luajtëm] me topin përballë golit”.

“Kishte gabime fatale të cilat duhet t’i përmirësojmë me kohën”, deklaroi ai.

Powered by Blogger.