Header Ads

Juventusi tjetër goditje


Pas Emre Xhan dhe Aron Ramsei, tani Juventusi po mendon për një tjetër transferim me kosto 0, nga Premier Liga.

Sipas asaj që shkruan “Daily Mail”, bardhezinjtë prej kohësh ndjekin mesfushorin e Totenhemit, Kristian Eriksen. Kontrata e lojtarit me skuadrën angleze përfundon vitin e ardhshëm, dhe nga kjo kërkon të përfitojë Juventusi. Drejtuesit e “Zonjës së Vjetër”, do të tentojnë të arrijnë një marrëveshje me 27-vjeçarin, dhe ta transferojnë atë një vit më pas, kur ai të jetë një lojtar i lirë.

Gjithsesi kjo nuk do të jetë aspak e lehtë, pasi klubi londinez po përgatit një ofertë të madhe për të bindur danezin të rinovojë kontratën. Anglezët do t’i ofrojnë Eriksenit, 215 mijë euro në javë, që do të thotë mbi 11 milionë euro në sezon, në mënyrë që ta bindin atë të rinovojë kontratën, dhe të mos largohet si lojtar i lirë një vit më pas.

Për momentin kjo mbetet thjesht një hipotezë, por në rast se lojtari nuk rinovon kontratën, Juventusi mund të hidhet në sulm në merkaton e ardhshme, për ta marrë atë me kosto 0.

Powered by Blogger.