Klopp: Ja çfarë do të bëj kur të largohem nga Liverpool...


Katër vite më parë, kur u prezantua si trajner i Liverpoolit, Jurgen Klopp kishte deklaruar se do të kishte nevojë për kohë, për të fituar tituj me skuadrën nga ‘Anfield Road’.

Dhe në fund të sezonit të kaluar, Liverpool në krye me Klopp, arriti të fitonte Ligën e Kampionëve, për të gjashtën herë.


Trajneri gjerman, duket se pas përfundimit të kontratës me Liverpool, do të tërhiqet pak nga futbolli, sepse e ndjen të nevojshme për të pushuar.

“Unë mendoj se po”, është përgjigjur Klopp, i pyetur nëse do të bënte pushim kur kontrata me Liverpoolin në vitin 2022 të përfundonte.

Përveç Liverpoolit, Klopp ka drejtuar edhe skuadrat si Mainz dhe Borussia Dortmund.