Kudo hija e Xherdan Shaqirit e ndjek Serbinë!


Serbia është në panik! Paniku i serbëve është se sot Cërvena Zvezda e Beogradit luan në Bernë kundër Young Boysit, kampionit të Zvicrës dhe nga frika e ndonjë humbje të thellë, mediat serbe shkarravisin duke tërhequr vëmendjen dika tjetër.

E para, serbët llomotisin se shqiptarët mund të përgatisin ndonjë dron që të provokojnë në ndeshjen e sotme dhe që ka shumë prej tyre që kanë blerë biletat për të pa sfidën e play-off-it të Champions League.

E dyta, kur përmendet Zvicra, Serbia ka frikë sepse ende e ka të freskët Xherdan Shaqirin kur i rrëzoi nga Kampionatit Botëror në vitin e kaluar në Rusi.

Shaqiri së bashku me Granit Xhakën e poshtëruan me gola e lojë Serbinë.

E treta, kudo që shkojnë Serbia të luajnë futboll e ka si hije Xherdan Shaqirin dhe iu duket se po iu del edhe në dritare, ende e ka në kokë at humbjen turpëruese në Kaliningrad.

Serbia më shumë po merret me proppagandë se sa me lojën e Zvezdës që ka sot!