Header Ads

Man Utd 4-0 Chelsea | Golat e ndeshjes 🔥


Manchester Unitedi e ka filluar sezonin e ri në Premier League në mënyrë brilante duke realizuar një fitore të thellë në “Old Trafford” kundër Chelseat, me rezultat 4-0.

Ishte një ndeshje fantastike në “Teatrin e Ëndrrave”, me Chelsean që e nisi shumë më mirë takimin, duke goditur dy herë shtyllën respektivisht transversalen.


Rastet e humbura nga djelmoshat e Frank Lampardit u dënuan nga vendësit, të cilët filluan goleadën në pjesën e dytë, pasi fillimisht kishin kaluar në epërsi në minutën e 18-të përmes Marcus Rashford.

Rashford shënoi edhe një herë, derisa golat tjerë i realizuan Anthony Martial dhe transferimi i verës, Daniel James.

Është një fitore që do t’i jap vetëbesim të madh Unitedit, por edhe Chelsea duhet të jetë optimist pasi me raste tregoi shenja se mund të jetë forcë konkurruese këtë sezon në Premier League.

Powered by Blogger.