Last

Mourinho: Kurrë mos e nënvlerësoni Unitedin


Jose Mourinho ka thënë se asnjëherë nuk duhet të nënvlerësojnë Manchester United, edhe pse nuk janë i njëjti ekip si në kohën e Sir Alex Ferguson.

“Djajtë e Kuq” mposhtën Chelsean, me një rezultat të thellë 4-0 në “Old Trafford".

“Njerëzit duhet t’i respektojnë. Ky nuk është Manchester United i njëjti si para 15-20 viteve, por ka disa lojtarë të mirë”, tha fillimisht strategu portugez.

“Chelsea nuk mendoi shumë për dobësitë e kundërshtarit, mirëpo shikuan vetëm kualitetet e tyre. Kur ke Marcus Rashfordin në anën e majtë, duhet të dish që mund të të lëndoje”, përfundoi Mourinho.