Header Ads

Pogba zbulon nofkën interesante të Maguire


Paul Pogba ka lavdëruar shokun e ri të skuadrës te Manchester United, Harry Maguire, duke e quajtur atë një “lider” pas vetëm një paraqitje për klubin dhe duke zbuluar se ai tani e quan “bisha”.

‘Djajtë e Kuq’ arritën që të sjellnin në Old Trafford mbrojtësin anglez, i cili shihet si përforcim i madh për skuadrën e Solskjaer.

Një marrëveshje rekord për 87 milionë euro u kërkua për të siguruar firmën e tij, me 26-vjeçarin që tani është mbrojtësi më i shtrenjtë në futbollin botëror.

Pogba foli për Maguire pas përfundimit të ndeshjes me Chelsean: “Unë e quaj atë ‘Bisha”.

“Sinqerisht, siç e patë, ai ishte vërtet mbresëlënës. Ai është lider. Ai përshtatet drejt me ne në stërvitje”.

“Ne folëm për kontrollin mirë të mbrojtjes dhe ai ka një mirëkuptim të mirë me Victor [Lindelof]. Ishte një ndeshje shumë e mirë për të filluar nga e gjithë skuadra”, deklaroi francezi.

Powered by Blogger.