Header Ads

Romelu Lukaku mungon në ndeshjen e parë të Interit në Serie A për një arsye të sikletshme


Koha e Romelu Lukakut te Manchester Unitedi nuk do të mbahet mend me shumë ngazëllim nga fansat e klubit.

Derisa nuk është se munguan golat gjatë periudhës së tij në “Old Trafford”, reputacioni i tij shpejt shkoi si mos më keq duke e shëndrruar veten në figurë tallëse.


Prekja e tij e parë katastrofale shpesh ishte subjekt i talljeve në rrjetet sociale.

Por Interi e pa të arsyeshme të shpenzonte plot 80 milionë në Lukakun këtë verë, me Juventusin që gjithashtu po interesohej për shërbimet e tij.

Sidoqoftë, trajneri i Interit, Antonio Conte me siguri nuk do të jetë shumë i lumtur me transferimin më të ri të tij, kjo për shkak se ai pritet të mungojë në ndeshjen hapëse të Serie A kundër Lecces.

Arsyeja? Epo, sepse ai ende nuk ka humbur peshë sa duhet që prej ardhjes në Milano.

Tancredi Palmeiri raporton se Lukaku erdhi me 104 kilogramë dhe ka dështuar të humb katër kile deri para fillimit të sezonit.

Jo saktësisht starti më i mirë për një futbollist 80 milionësh, apo jo?


Powered by Blogger.