Last

Sarri tërbon Juventusin...


Sarri tërbon Juventusin! As të qenit sëëmurë rëndë në mushkëri nuk e ndalon Mauricio Sarrin. Trajneri i Juventusit nuk e ka humbur dhe as që ka ndërmend ta frenojë vesin e tij si duhanpirës.


Edhe pse stafi mjekësor i klubit bardhezi ka qenë shumë i kujdesshëm me 60-vjeçarin, është ky i fundit ai që duket se po “udhëton” kundër rregullave që i ka vënë klubi, për të qenë më i kujdesshëm me shëndetin e tij, duke parë se gjendja e rënduar i mohoi që të udhëtonte në Parma.

Madje, edhe për ndeshjen me Napolin, prezenca e tij në pankinë ishte vënë në rrezik serioz, ndonëse për këtë do të vendoset ditën e nesërme (të premten).