Shifra marramendëse që kanë shpenzuar klubet e Premier Ligës për lojtarët e dëmtuar - News48 (BST)

Header Ads

Shifra marramendëse që kanë shpenzuar klubet e Premier Ligës për lojtarët e dëmtuar


Man City ka shpenzuar më tepër se 30 mln euro për lojtarët e dëmtuar sezonin e kaluar teksa treshja londineze West Ham United, Arsenal dhe Tottenham Hotspur ishin më të godditurit për sa i përket dëmtimeve.

Studimi i ri nga Marsh, që ka formuluar një indeks për dëmtimet në futboll, ka treguar se kampionët e Premier Ligës, Manchester City, ka pasur 44 dëmtime lojtarësh gjatë sezonit të kaluar.

Kjo shifër është më e pakta në gjashtë skuadrat më të mira, me Man United që ka vendin e parë me 63 dëmtime, ndërsa lojtarët kanë qëndruar 1,407 ditë larg fushave.

Gjatë sezonit të kaluar, klubi i Pep Guardiolës pagoi 30 milionë euro për lojtarët e dëmtuar. Man United nuk ishte shumë mbrapa, 28 milionë euro.

Studimet sugjerojnë se shkaktare për dëmtimet e shumta ka qenë Kupa e Botës, pasi shifra e lojtarëve në infermieri ishte më e larta e tetë viteve të fundit, plot 764.

Në total, dëmtimet në Premier League i kanë kushtuar një rekord 250 milionë euro klubeve.

AUSTRALIA WEATHER
Powered by Blogger.